Sunday, July 27, 2014

Kolona kilometërshe në Merdarë, pritjet me orë të tëra

Nga shtatë orë po presin në pikën kufitare në Merdarë për të ardhur tek familjarët e tyre. Në kolona të gjata rreth 20 kilometra po hasin bashkatdhetarët teksa kanë kaluar nëpër Serbi për të ardhur para festës së Bajramit si dhe për pushime në vendlindjen e tyre.

Bashkatdhetarët janë shprehur të irrituar në atë që po hasin vazhdimisht teksa hyjnë në Kosovë.
E zyrtarët kufitarë argument kanë fluksin e madh të bashkatdhetarëve për të ardhur në Kosovë.
Shumë shqiptarë janë kanë mësyrë Kosovës për festën e Fitër Bajramit si dhe për pushime.
Ata që i bien nga Serbia, në pikën kufitare në Kosovë po presin me orë të tëra. KosovaPress ka qëndruar disa orë atje.
Fatjoni po vjen për pushime në Kosovë, do të udhëtoj deri në Istog për të kaluar pushimet e verës, dhe nesër atë të Fitër Bajramit, por është i zhgënjyer me pritjet që ka bërë bashkë me familjen e tij për të hyrë në Kosovë.
Bindshëm shpreh pakënaqësinë e tij duke thënë se “kurrë s’kom me ardhë në Kosovë”.
“Kurrë s’kom me ardhë në Kosovë. Një herë tri orë na lanë atje, tash këtu, edhe pesë orë - s’po muj ma”, shprehet i frustruar Fatjoni.
Babai i Fatjonit, Smajl Nimanaj, thotë se kolona ka arritur deri në 40 kilometra gjatë ditës, dhe kanë pritur më shumë se tetë orë për të hyrë në Kosovë.
Nimanaj thotë se vjen për të kaluar festën dhe pushimin me familje nga Mynheni i Gjermanisë, në Istog.
“A di ku o reni bre. Më së paki 30 ose 40 kilometra, shumë është reni i gatë”, deklaron Nimanaj.
Sikurse edhe shumë të tjerë të frustruar për shkak të pritjeve të gjata, edhe Ismajl Azemi, bashkatdhetarë nga fshati Kqiq i Mitrovicës, thotë se ndjehet mirë kur vjen në Kosovë, por janë procedurat kufitare, të cilat e shqetësojnë më së tepërmi.
Gjatë qëndrimit të KosovaPress në pikën Kufitare në Merdare, shumë qytetarë kalonin kufirin në këmbë për t’i shmangur pritjet e gjata.
Zyrtarët kufitarë pranojnë se ka pasur kolona të gjata sot, sikurse dhe ditën e djeshme për shkak të fluksit të madh të bashkatdhetarëve. /KP/

Post a Comment

Category 5

Category 6

Category 7

 
Copyright © 2014 DC OFFICE